Alarmi, rreth 70 pjesëmarrës nga lufta në Siri rikthehen në Maqedoni
Dhjetëra persona që kanë marrë pjesë në luftimet në Siri janë kthyer dhe gjenden në territorin e Republikës së Maqedonisë.Kjo informatë u shpalos nga vetë presidenti Gjorge Ivanov në takim me gazetarët, informon faqja tv Alsat.Sipas tij nga Maqedonia, të regjistruar si pjesëtarë në luftimet në Siri janë 110 persona, ndërsa 25 janë vrarë.Presidenti tha se korridori me refugjatët përdoret nga terroristët për të hyrë në vend.Ndërkohë nga BFI-ja ritheksojnë qëndrimin tyre se janë kundër shkuarjes së myslimanëve nga vendi ynë, në luftë në një shtet tjetër, përfshi këtu edhe Sirinë, por theksojnë se në rast të kthimit të tyre, ata do të angazhohen në rehabilitimin tyre social dhe ekonomik.“Dhashë Zoti që të kthehen njerëzit dhe të jetojnë në shtetin e tyre amë, sepse ne nuk jemi ata që i kemi dërguar dhe kemi qenë kundër që të shkojnë njerëzit tonë myslimanë që të luftojnë në ndonjë shtet tjetër. Ishte edhe vet deklarata e kryetarit i cili tha se vatani jonë është vendi ku jetojmë ne këtu dhe jo diku tjetër dhe xhihadi bëhet këtu në mbrojtje të vendlindjes tonë. Në rast se kthehen ne jemi të gatshëm që të bëjmë rehabilitimin ekonomik dhe social të këtyre personave, aty ku do të ketë nevojë, aty jemi edhe të gatshëm që të ndihmojmë”, deklaroi Irsal Jakupi, sekretar i BFI-së.Jakupi u shpreh se BFI-ja i ka nën kontroll të gjitha xhamitë e vendit. Edhe Imami i Xhamisë “Jahja Pasha”, Qëndrim Jashari e konfirmon këtë.“Të gjitha xhamitë, 100 % janë nën kontroll të BFI-së. Të gjitha këshillat e xhamive, të gjithë imamët janë nëpunës të BFI-së”, tha Irsal Jakupi, sekretar i BFI-së.Ndërkohë, nga MPB-ja kanë shtuar masat e sigurisë dhe patrullimet. Nëpër rrugët e qytetit vërehet numër i shtuar policësh nën uniformë, dhe madje, të armatosur edhe me kallashnikovë.Këto masa sigurie u rritën pas mbledhjes së këshillit të Sigurisë Kombëtare, pas ngjarjeve në Paris. Ekspertët dhanë alarmin se terroristë të mundshëm të ISIS mund të sulmojnë Ballkanin, alarm ky që u interpretua me masa sigurie shtesë edhe në vende të tjera të rajonit, shkruan në portalin e saj Alsat./Oranews.tv/