Arrestohet 47-vjeçari nga Fieri, postoblloku i kapi 5 kg kanabis në mjet

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit për trafikim të lëndëve narkotike.Blutë kanë arrestuar shtetasin Viktor Behaj, 47 vjeç, banues në Fier, pasi në gomën rezervë të mjetit me të cilin udhëtonte iu gjetën 5 kg kanabis.“Arrestimi i tij u bë pasi, në vendin e quajtur “Enkelana”, në hyrje të qytetit të Pogradecit, ku forcat e Policisë kishin ngritur pikë kontrolli , gjatë kontrollit të ushtruar, në automjetin tip “Mercedes - Benz”, me targë AA 336 JC, në pronësi të tij, me të cilin udhëtonte, në gomën rezervë, u gjetën dhe bllokuan, në cilësinë e provës materiale 5 kg e 108.4 gr, lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva”sqaron policia në komunikatën për mediat.Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe automjeti i markës “Mercedes - Benz”, si dhe 1 aparat celular.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” .[caption id="attachment_627939" align="alignnone" width="640"]6c10e481-9703-4e8c-adb7-efe00ebf504a Në foto: Droga e sekuestruar nga policia[/caption][caption id="attachment_627940" align="alignnone" width="640"]baca0f9e-ed2c-447b-8896-1d23ad004cd3 Në foto: Mjeti ku u gjet droga[/caption][caption id="attachment_627941" align="alignnone" width="640"]083ffabf-ec3b-4537-ad62-3bb9f1a7f6a6 Në foto: Mjeti ku u gjet droga[/caption]