Shteti Islamik merr përsipër sulmin në Tunizi ku u shkaktuan 12 viktima

Sulmi në Tunizi me 12 viktima është kryer nga ektremistët islamikë.  Ka qenë vetë Shteti Islamik që ka  marrë përgjegjësinë e sulmit mbi autobusin që kishte në bord rojet e sigurisë së presidentit të vendit.Gjatë një deklarate zyrtare, grupi ektremist publikoi një fotografi  të një personi me emrin Abu Abdullah Al Tunisi, për të cilin thonë se ishte ai që shpërtheu eksplozivin në autobusin presidencial.Abu Abdullah Al Tunisi , i veshur me jelek të mbushur me eksploziv, ndodhej në autobusin e rojeve të sigurisë së presidentit. “Me ndihmën e Allahut ai sakrifikoi vetën për të vrarë të pafetë në mes të kryeqytetit tunizian. Tiranët e Tunizisë duhet ta dinë se nuk janë të sigurtë dhe nuk do jenë deri sa ligji i Zotit të mbretërojë në Tunizi,” thuhet ne deklaratën që shoqërohet edhe me këtë foto.Një ditë më parë, pas sulmit kamikaz, qeveria vendosi gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë dhe shtetrrethimin për më shumë se 12 orë. Tunizia është bërë gjithnjë e më shumë një objektiv për militantët , ku vetëm brenda këtij viti kanë ndodhur tre sulme vdekjeprurëse, por ky ishte sulmi i parë kamikaz.Më shumë se 3,000 tunizianë tani janë i janë bashkuar luftës për xhihad në krah të Shtetit Islamik apo grupe të tjera militante në Irak, Siri dhe Libi. Disa kanë kërcënuar se do të kthehen për të kryer sulme në Tunizi._86873032_86873031