Biden: Ballkani ka një rëndësi të posaçme për Shtetet e Bashkuara
Zëvendës.Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi në Kroaci se Ballkani është i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara.Biden foli në samitin Bërdo-Brioni, që është një nismë e përbashkët e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë për të ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane.Biden e vlerësoi nismën duke thënë se po arrin të mbledhë rreth së njëjtës tryezë të gjithë Presidentët e shteteve të rajonit.“ Për SHBA, për mua dhe Presidentin e SHBA ky rajon gjatë 25 viteve të fudnit ka një rëndësi të posaçme” tha Biden.Prania e Biden në takimin e Zagrebit, ku përveç vendeve të ish Jugosllavisë merr pjesë edhe Shqipëria, sipas analistëve është dëshmi e përtëritjes së interesit të Shteteve te Bashkuara për rajonin, një pjesë e vendeve të të cilit po përballen me tensione për shkak të krizës së emigrantëve nga Lindja e Mesme.Ndërkohë Presidenti Nishani gjatë fjalës tij në Samit shprehu shqetësimin për zhvillimet ndërkombëtare pas sulmeve terroriste të Parisit dhe i konsideroi ato si kembana të forta alarmi.Gjithashtu kreu i shtetit theksoi se për shkak të këtyre zhvillimeve dhe vulnerabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të rivlerësojnë prezencën, ndihmën dhe veprimet konkrete në këtë rajon.Të ftuar në Samit ishin dhe Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe Presidenti i Austrisë.