Shkarkohen nga detyra dhe dërgohen në Prokurori 2 punonjës të Hipotekës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2015, 14:54
Ministria e Drejtësisë shkarkon dhe çon për ndjekje penale dy punonjës të hipotekës në Shkodër.Punonjësit e shkarkuar janë Spartak Haxhia dhe Taulant Bejko.Vendimi për largimin e tyre nga puna sipas Ministrisë së Drejtësisë është marrë pasi gjatë ushtrimit të detyrës së tyre janë konstatuar shkelje të rënda.Ministri Manjani i ka kërkuar Prokurorisë hetim të shpejtë për çështjen.