Debatet me Tahirin tek "Siguria", Braho: Noka të përjashtohet 10 ditë nga komisioni
Përmes një letre drejtuar byrosë së Kuvendit, kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho ka kërkuar penalizim me përjashtimin 10 ditë ndaj deputetit të PD Flamur Noka. Braho thotë se gjatë zhvillimit të mbledhjes së fundit të komisionit, në prani të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, deputeti Noka ka manifestuar gjatë gjithë kohës në mënyrë të qëllimshme sjellje jo të hijshme dhe aspak etike, duke ofenduar ministrin Tahiri. Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare Spartak Braho, i ka kërkuar byrosë së Kuvendit të largojë për 10 ditë nga komisioni që drejton deputetin demokrat Flamur Noka.Përmes një letre, Braho thotë se gjatë zhvillimit të mbledhjes së fundit të komisionit, në prani të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, deputeti Noka ka manifestuar gjatë gjithë kohës në mënyrë të qëllimshme sjellje jo të hijshme dhe aspak etike, duke ofenduar ministrin Tahiri.Braho në këto kushte kërkon marrjen e masave disiplinore në zbatim të nentin 65 të rregullores së Kuvendit që parashikon:"Kur deputeti bën thirrje për përdorim dhune, provokon rrëmujë në seancë që pengon zhvillimin e saj të rregullt, fyen ose kërcënon deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave ose përdor fjalë fyese për Presidentin e Republikës apo institucione të tjera shtetërore ndalohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione deri në 10 ditë", thuhet në rrgullore.Mbledhja e së martës e komisonit të sigurisë, u shoqërua me një gjuhë të ashpër mes deputetëve.