Evakuohet terminali, Nju Jorku në gatishmëri. Obama: Sulmet në Boston, akt terrorist

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë evakuar një terminal mjaft të populluar në aeroportin LaGuardia pas informacioneve për prezencën e dy pakove të dyshimta në një zonë tregtare.Pas kontrollove zyrtarët deklaruan se gjithçka është e pastër dhe pas rreth 15 minutash pasagjerët u lejuan përsëri të hynin në terminal.Nju Jorku ka qenë në një gjendje të lartë gatishmërie pas dy bombave që shpërthyen vetëm një ditë më parë gjatë Maratonës së Bostonit, duke lënë të vdekur të paktën 3 persona dhe plagosur më shumë se 170 të tjerë.Presidenti amerikan, Barack Obama, ka vlerësuar se sulmet me bomba në maratonën e Bostonit ishin akt terrorist.Gjatë paraqitjes së sotme në Shtëpinë e Bardhë, zoti. Obama tha se “ne nuk e kemi ndjenjën e motivit ende” dhe ka kërkuar nga amerikanët që nëse shohin diçka të dyshuar të bisedojnë me autoritetet.“Ky ishte një akt i neveritshëm dhe frikacak”, tha Obama dhe shtoi se “çdoherë kur bombat përdoren për t`i marrë në shënjestër civilët e pafajshëm, ky është një akt i terrorit”.Ndërkaq mes morisë së imazheve të postuara në internet, kryesisht në Facebook dhe Twitter pas shpërthimeve në Boston është edhe njëri që ndoshta ka kapur autorin e shpërthimeve.Bëhet fjalë për një foto të shkrepur disa dhjetra metra në distancë nga vendi i shpërthimit. Fotoja ka fiksuar se në tarracën e ndërtesës ku ndodhi shpërthimi, ndodhet një person i cili në pamje të parë duket i pashqetësuar nga tronditja e godinës.Fillimisht askush nuk mendoi se personi në tarracë mund të kishte lidhje me sulmin, por komentet nëpër rrjete sociale thanë se qetësia me të cilën personi misterioz përballon shpërthimin e parë dhe të dytin të bën të dyshosh me të drejtë.Ky i dyshuar si autor, i veshur sportiv me një kapele mbi kokë lindi nga interneti, por sigurisht që as syrit të FBI-së nuk do t`i ketë shpëtuar. Kjo e fundit në një deklaratë për mediat, dhënë në orët e para, me orën lokale, të ditës së martë tha se ka marrë në pyetje dhjetra dëshmitarë dhe se po punon për sigurimin e provave nga vendngjarja, prova që mund të cojnë në gjurmët e autorit apo autorëveAgjenti special i FBI-së, Richard Deslauries tha se në vendngjarje janë dhjetra specialistë të FBI-së dhe zona vazhdon të jetë “zonë krimi” dhe me shumë gjasa, sic theksoi ai, do të mbesë e tillë edhe për disa ditë.Guvernatori i Masacusetsit u bëri thirrje qytetarëve të Bostonit që të tregohen vigjilentë dhe të bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet për të shmangur cdo rrezik tjetër, pavarësisht se më parë deklaroi që nuk ka asnjë bombë tjetër të pashpërthyer.