Kapen 80 kg kanabis në Berat, 4 në pranga

4 persona janë arrestuar  në qytetin e Beratit pasi u kapën me 80 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva si dhe akuzohen për armë mbajtje pa leje.Dashnor Çifliku, 43 vjeç, Saimir Çifliku, 46, Florud Çifliku, 35 dhe Guxim Çifliku,34, të katërt banues në fshatin Vodës të Beratit, u arrestuan pas kontrollit të ushtruan në banesat e shtetasve Dashnor dhe Guxim Çifliku.Sipas policisë ata bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.Në cilësinë e provave materiale këtyre shtetasve iu sekuestruan: 80 kg lëndë nartkotike, 1 pushkë model 56, 1 automjet tip Benz furgon, me targa AA 413KE - 5 aparate celularë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.[caption id="attachment_618128" align="alignnone" width="634"]droga berat2 Droga e sekuestruar ne Berat[/caption][caption id="attachment_618129" align="alignnone" width="640"]droga berat Droga dhe furgoni qe u sekuestruan ne Berat[/caption]