Veprimet e Rusisë në Siri po nxisin rritjen e numrit të emigrantëve në Europë
Veprimet ushtarake ruse në Siri po rrit numrin e refugjatëve që përpiqen të arrijnë Europën, tha Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk.Duke folur në samitin G20 që po zhvillohet në Turqi, Tusk tha se Rusia duhet të fokusohet më shumë tek militantët e Shtetit Islamik dhe jo në moderimin e opozitës siriane.Rusia nga ana tjetër thotë se sulmet ajrore të saj kanë pasur si target ISIS-in.Por shumë nga perëndimi i frikësohen qëllimit të vërtetë të sulmeve ruse, që sipas tyre kanë si synim ndihmën e presidentit sirian Bashar al-Assad, aleatit të Moskës, përqëndrimin e tij në pushtet.Samiti G20 i liderëve botërorë në prioritet kishte tek çështjet ekonomike, por takimi dy ditor në Turqi u fokusua më shumë tek ngjarjet në Paris.ISIS tha se ishin ata që fshiheshin pas sulmeve në Francë, dhe Tusk kërkoi një bashkëpunim më të mirë të SHBA-së dhe Rusisë në luftën e tyre kundër Shtetit Islamik.