Fshehu 250 kg kanabis në tavanin e kamionit, arrestohet 31-vjeçari
Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap me drogë ditën e sotme në Sarandë.Neshat Çiflikut iu sekuestruan 250 kg kanabis në kamionin e tij pranë pikës kufitare të Qafë-Botës.Neshat Çifliku,banues në Berat, drejtonte kamionin tip “DAF” me targa AA026AUGjatë kontrollit të detajuar në të gjithë kamionin, ne te cilin dyshohej se kishte lende narkotike, si fillim u konstatua se pjesa e sipërme e tavanit të automjetit, ishte e lyer me bojë të re, njofton policia e Sarandës.Më pas nga kontrolli i imtësishëm në tavanin e kamionit u konstatua sasia e lëndës narkotike të llojit "Cannabis Sattiva", e cila ishte e ndarë në pako me peshë të ndryshme, të mbështjella me letër natribani të tejdukshëm.Sipas policisë "gjithsej, u gjetën të fshehura 231 pako me lëndë narkotike "Canabis sattiva", me peshë totale prej 250-kilogramë".Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale "Trafikimi i Lëndëve Narkotike".[caption id="attachment_618028" align="alignnone" width="640"]
Kamioni ne te cilin u kap droga ne Sarande[/caption][caption id="attachment_618027" align="alignnone" width="640"]
Kamioni ne te cilin u kap droga ne Sarande[/caption][caption id="attachment_618026" align="alignnone" width="623"]
Droga ne kamionin e kapur ne Sarande[/caption][caption id="attachment_618025" align="alignnone" width="640"]
250 kg kanabis ne Sarande te ndara ne 240 pako[/caption][caption id="attachment_618023" align="alignnone" width="640"]
Targa e kamionit AA026AU[/caption][caption id="attachment_618020" align="alignnone" width="638"]
Kamioni ne te cilin u kap droga ne Sarande[/caption]
/Oranews.tv