Shitet për 2.4 milionë dollarë kitara e humbur e John Lennon

Kitara e John Lennon me të cilën ai ka regjistuar këngën “I Want to Hold Your hand” dhe “She Loves You” është shitur në ankandin e ditës së shtunë për 2.4 milionë dollarë.Kitara akustike Gibson  J-160E ishte shpallur e humbur për 50 vite pas koncertit të këngëtarit në vitin 1963.Sipas ankandit Julien’s të zhvilluar në Los Anxhelos, Lennon e bleu atë në shtator të vitit 1962 për 161 paund në të njëjtën kohë me këngëtarin e Beatles George Harrison.Kitara është përdorur nga John dhe gjatë regjistrimit të hiteve të tjera të tij si “Please , Please,Me” All My Loving” and “From Me to You”. /Oranews.tv/