PD akuza Kodhelit: Ndryshoi kriteret në favor të një firme, reagon ministria

PD ka vënë nën akuzë Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli se ka ndryshuar kriteret e dy tenderave të kësaj ministrie, në favor të një firme të paracaktuar fituese.Deputetja Liljana Elmazi denoncoi fillimisht tenderin për rikonstruksionin e godinës të ministrisë.Në një reagim të saj, në transparenca.al qeveria sqaron se një VKM  e tetorit 2008 për prokurimet ushtarake, përcakton qartë se procedurat e blerjes dhe prokurimeve nga Ministria e Mbrojtjes janë të përjashtuar nga ligji i prokurimit publik.Liljana Elmazi: Kontrolli ka zbuluar se Mimi e nisi rikonstruksionin e godinës pa marrë leje siç e detyron ligji, dhe për më tepër, kriteret ishin vendosur sipas firmës që ishte paracaktuar si fituese. Dhe firma fituese është një kompani pastrimi ku punonjësit e saj janë të regjistruar si fshesarë.Një aferë korruptive sipas saj qëndron edhe pas tenderit të mjeteve të blinduara të kësaj ministrie.Liljana Elmazi: Ministria ka ndryshuar kriteret e tenderit duke i përshtatur me profilin e kompanisë ku janë blerë më pas makinat.Pas këtyre akuzave reagoi zv/ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili deklaroi se të dy tenderat kanë qenë konform ligjit.Petro Koçi: Sot opozita konsideroi shkelje blerjen e makinave të blinduara për Policinë Ushtarake  se oferta e përzgjedhur si fituese është 530 mijë euro më e ulët se oferta fillestare e dhënë nga kompania fituese që vjen nga një vend aleati i NATO-s. Tenderi për rikonstruksionin e Ministrisë së Mbrojtjes, në këtë garë kanë marrë pjesë 17 firma, ndërsa fituesi është një shoqëri jo ashti sic mendohet nga PD, po bashkim i dy operatorëve ekonomik. Të dyja këto shoqëri kanë si objekt të veprimtarisë së tyre tregtare ndërtimin dhe rikonstruksionet e objekteve të ndryshme.Koçi lëshoi akuza ndaj kreut të KLSH, Bujar Leskaj.Petro Koçi: Fatkeqësisht KLSH është kthyer  në vegël të industrisë së shpifjes në drejtimin e zotit Bujar Leskaj, deputeti i PD, që mesa duket po i  shërbën me zell partisë së tij për tu shfaqur si kandidat në zgjedhjet e ardhshme.pd ps mm/Oranews.tv/