Koncesioni i pakërkuar, TVSH ta mbledhë privati, jo më shteti
Një kompani private i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të marrë me koncension shërbimin e mbledhjes së TVSH-së, e cila ligjërisht i takon tatimeve dhe doganave. Bëhet fjalë për një koncension të pakërkuar, që do të thotë se është privati që e kërkon këtë shërbim dhe jo shteti që dëshiron ta japë atë. Për të shqyrtuar këtë propozim,ne fund te 2014-ës është ngritur një grup pune, i cili është shprehur kundër, sic duket edhe në këtë shkresë.“Perfundimisht do të vlerësoja që sistemi i propozuar bie ndesh me parimet themelore të funksionimit të sistemit aktual dhe me tiparet kryesore ligjore të tij dhe propozon zgjidhje jo të përshtatshme. Në këto kushte, në vijim edhe të përfundimeve të grupit të punës do të sygjeroja refuzimin e propozimit brenda 30 ditëve nga momenti i paraqitjes së dokumentacionit të kërkuar sipas ligjit”.Grupi i punës ka renditur arsyet e kundërshtimit. Në shkresë theksohet se, “kjo formë nenkupton ndryshim të sistemit aktual dhe delegimi i autoritetit publik te privati persa i perket tatimeve ve ne dyshim shume elemente dhe qellime te sistemit aktual qe lidhen me rrezikun e keqadministrimit dhe keqperdorimit te te dhenave, zhveshjen e shtetit nga autoriteti kryesor i mbledhjes dhe administrimit e te dhenave dhe do ngreje pikepyetje te medha persa i perket sistemit te ankimeve ndaj vleresimeve tatimore etj lidhur me subjektin qe do te jete pale e paditur nga tatimpaguesit qe ankohen dhe me marredheniet detyrimore koncensionar-shtet- tatimpagues”.Ngritja e grupit te punes tregon se qeveria e ka marre ne konsiderate nje propozim të tillë dhe e ka shqyrtuar kërkesën, megjithese nga ministria e Financave nuk konfirmohet nje lajm te tille. TVSH është zëri kryesor i të ardhurave në buxhet, me 33% të totalit dhe është një ndër zërat ku po punohet më fortë në mbledhjen e detyrimeve.Ky propozim vjken në një kohë kur qeveria ka një eksperiencë pak a shuëm të ngjashme me Crawn Agent në mbledhjen e të ardhurave në dogana dhe ku rezultatet nuk kanë qenë te kenaqshme.
/Oranews.tv/