PD: Rama 700 mln euro djalit të Leskajt për trajnimin e punonjësve, reagon OSHEE
Punonjësit e OSHEE sipas PD po trajnohen kundër stresit në punë dhe fondin prej 700 milionë lekë për këtë trajnim kryeministri Edi Rama ia ka dhënë djalit te deputetes socialiste, Valentina Leskaj.OSHEE tha se ka një projekt për trajnimin e punonjësve, por se ende nuk ka firmosur kontratë për këtë.Partia Demokratike ka publikuar dokumenta që sipas saj faktojnë se punonjësit e OSHEE po trajtohen kundër stresit dhe fondin prej 700 milionë lekë për këtë trajtim e ka përfituar djali i deputetes së PS, Valentina Leskaj.Grida Duma: “700 milionë lekë merr djali i deputetes, i nënkryetares së Kuvendit, për të trajtuar stresin e OSHEE, ndërkohë që kjo bandë e Edi Ramës shkaktoi tronditje e dramë tek mijëra familje, tek mijëra të pamundur, duke i lënë në errësirë, duke i dërguar në burgje duke u marrë dhe jetën nga arroganca e trajtimi çnjerëzor.Ja ku janë dokumentat.700 milionë lekë për ABKONS, për Besnik Leskaj, për një trainim 4 mujor të punonjësve”.Akuzat në reagimin zyrtar OSHEE i cilësoi sulme skandaloze ndaj këtij intitucioni. OSHEE pranoi projektin e trajnimit të punonjësve, por tha se për këtë nuk është firmosur ende asnjë projekt.“OSHEE nuk ka lidhur ende një kontratë për trainimin e punonjësve, pasi procedura e parë dhe e dytë dështoi për mosplotësim të kritereve e për mangësi të ofertave. Ndërkohë, trainimi i punonjësve të të gjitha niveleve të kompanisë, që përfshin 5.800 punonjës dhe 15.500 module trainimi është një domosdoshmëri në vazhdën e transformimit rrënjësor të shërbimit. Por, Partia Demokratike ska asnjë shans ta kuptojë këtë përderisa e vetmja fushë ku kjo parti është e trainuar është fusha e shpifjes”.
/Oranews.tv/