Borxhi "fluturon" në shtator në 73.7% të GDP-së, ishte përcaktuar 72.4%

Borxhi publik i Shqipërisë ka arritur nivelin rekord të 73.7% këtë vit, duke shkelur çdo lloj objektivi të vendosur nga qeveria shqiptare, madje edhe kufijtë e vendosur me partnerët ndërkombëtare.Të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave tregojnë se në tremujorin e tretë të këtij viti, borxhi arriti vlerën e 1 trilion e 61 miliard lekë, kuota më e lartë në histori ndërsa treguesi i borxhit publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto arriti në 73.7 për qind, niveli më i lartë që nga viti 2000.Ndërkohë që qeveria shqiptare ka parashikuar që deri në fund të këtij viti borxhi publik duhet të jetë në nivelet e 72.4%.Kjo theksohet në raportin e Komisionit Europian për pjesën e parë të këtij viti, të publikuar vetëm pak ditë më parë.Sipas raportit, borxhi shqiptar duhet të fillojë rënien vitin e ardhshëm në 72% dhe në 70.3% në vitin 2017.Ndërkohë që deri në fund të shtatorit “autoritetet nuk planifikojnë rritje të mëtejshme të taksave. Ata do t'i përmbahen planit aktual, për të arritur qëllimin e tyre, i cili është ulja e nivelit të borxhit publik”, theksohet ne raportin e KE-së.Por ulja e borxhit duket si një mision i pamundur për qeverinë shqiptare, në kushtet kur në shtator ai rezulton 1.3% më i lartë sesa objektivi vjetor i tij.Por edhe nëse kjo ndodh, do të jetë jo pa dhimbje për ekonominë.borxhi/Oranews.tv/