I varur nga lojërat, jeton prej 6 vitesh në “internet kafe”

Një i ri kinez, i quajtur Li Meng, ka krijuar varësi aq të madhe nga lojërat kompjuterike aq sa prej gjashtë vitesh jeton në një "internet kafe".Gjatë ditës fle në internet kafe dhe gjatë natës shfrytëzon kompjuterin dhe internetin për të luajtur.Ai e lë internetin vetëm kur është i detyruar të shkojë të blejë ushqim dhe kur do të bëjë dush.Pronari i internetit thotë se i riu nuk shkon as tek berberi dhe flokët e tij janë goxha të gjatë.Meng nuk komunikon me asnjë nga personat që frekuentojnë internetin. Madje ai refuzoi të fliste edhe me gazetarin që kërkoi të kontaktonte me të.Megjithëse gazetari ishte i shoqëruar nga një psikolog, Meng vazhdoi të luante sikur të mos kishte asnjë njeri aty pranë.Nga lojërat kompjuterike Li Meng fiton rreth 250 euro në muaj, ndërsa me ¼ e tyre, rreth 65 euro ia jep pronarit të internetit për qëndrimin e tij aty.