Ministria e Financave: Reforma në bujqësi siguroi treg, fermerët të pajisjen me NIPT

Zëvendës.Ministrja e Financave, Irena Beqiraj, i është kundërpërgjigjur protestës së dy ditëve më parë të fermerëve të Korçës para parlamentit për mungesën e tregut të shitjes së produkteve. Ajo e nisi konferencën e sotme për shtyp duke treguar për reformën në bujqësi, nisur nga qeveria në gusht të 2014 dhe që ka siguruar tregje për fermerët.Ministria e Financave është kundërpërgjigjur ndaj protestës së dy ditëve më parë të fermerëve të Korçës përpara parlamentit për mungesën e tregut të shitjes së produkteve të tyre.Në konferencën e sotme për shtyp, zëvendës.Ministrja, Irena Beqiraj, që në fillim të fjalës së saj tregoi për reformën në bujqësi, nisur nga qeveria në gusht të 2014, që synon të sigurojë tregje për fermerët.Beqiraj: “20% i TVSH për faturën që vetëmbush grumbulluesi është subvencion total i fermerit të pajisur me NIPT. Kjo reformë jo vetëm i dha mundësinë fermerit të shiste produktin e tij me çmimin e plotë, përfshirë dhe TVSH, por u dha mundësi grumbulluesve të njihnin dhe TVSH e kreditueshme, por edhe si shpenzim të gjithë vlerën e produktit pa TVSH të blerë nga fermeri.Kjo formë mbi të gjitha siguronte treg për fermerin dhe për të gjithë grubulluesit të formalizonin shpenzimet dhe produktin. Në 25 vjet ky është hapi më i rëndësishëm që qeveritë kanë marrë në rrugën e formalizimit të fermerëve. Pajisja me NIPT nuk i jep fermerit asnjë lloj përgjegjësie fiskale”.Zëvendës/Ministrja Beqiraj apeloi fermerët të pajisen me NIPT, në kuadër edhe të nismës anti informalitet.