Drafti për pronat së shpejti në qeveri për miratim, kompensim financiar deri në 10 vjet

Qeveria pritet të kalojë së shpejti për miratim draftin e ri për çështjen e pronës në Shqipëri. Projekti i ri parashikon disa afate në lidhje me kompensimin financiar deri në dhjetë vjet, ndërsa i lë afat Komisionit të Kthimit të Pronave që për tre vjet të shqyrtojë çështjet e mbetura në këtë institucion. Ora News pyeti Avokaten e Shtetit për këtë çështje, e cila është pjesë e task-forcës për pronat të ngritur pak kohë më parë.Në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, pritet miratimi i draftligjit të ri për kthimin dhe kompensimin e pronave.Në një intervistë për Ora News, avokatja e shtetit, Alma Hiçka, deklaron se ligji ka për synim t'i japë zgjidhje përfundimtare problemit me pronarët.Hicka:“Në dijeninë time drafti është paraqitur nga Ministria e Drejtësisë javën e kaluar në Këshillin e Ministrave, kjo do të thotë që nëse nuk do të kalojë në këtë mbledhje të qeverisë do të kalojë në mbledhjen e ardhshme të saj, është diçka shumë e shpejtë”.Sipas Avokates së Shtetit, janë 26.000 mijë vendime të njohura për kthim apo kompensim të pronave.Për pjesën e kompensimit, fondet janë parashikuar të ndahen me këste për pronarët gjatë viteve të ardhshme.Hicka:“Ligji i ri i paraqitur synon që 2600 vendime që për 20 vite kanë mbetur në letër, t’u jepet një vlerë ekonomike dhe të fillojë pagesa e tyre me këste për 10 vite rresht”.Ekzekutimi i 26.000 vendimeve do të bëhet nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.Ky institucion, në bazë të ligjit të ri, do të ketë 3 vite kohë për të shqyrtuar të gjitha dosjet. Në rast pakënaqësish, ish-pronarët mund t'i drejtohen Gjykatës.alma hicka /Oranews.tv/