Rrëshqitje gurësh, probleme qarkullimi në Rrugën e Kombit
Reshjet e dendura të shiut që kanë shoqëruar rajonin veri – lindor, kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi në rrugën e Kombit, konkretisht në aksin Kalimash-Kukës-Morin.Në këtë segment rrugor, ku çdo vit fenomeni i rënieve të masivëve të dherave e gurëve është evident, kanë qenë të pranishme duke sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve. Kompania që meret me mirëmbajtjen e kësaj rruge, thotë se gjatë orëve të natës dhe paradites së të shtunës traseja e rrugës është pastruar vazhdimisht. Ekspertët u bëjnë apel udhëtarëve që të kenë kujdes pasi rrëshqitjet e dherave janë prezente në mot me shi.Jo vetëm në rrugën e Kombit, por edhe në rrugë të tjera nacionale e rurale, rrëshqitjet e dherave e gurëve kanë qenë të pranishme si në rrugën Kukës – Krumë, Kuës – Shishtavec e Kukës – Peshkopi.
/Oranews.tv/