Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2015, 22:25
Policia e Tiranës ka bërë të ditur se autostrada Tiranë-Durrës në klimoetrin e 4 ka një trafik të rënduar për shkak të përurimit të një qendre tregtare."Policia e Tiranes bën me dije se, nisur nga trafiku i rënduar në autostradën Tiranë - Durrës për shkak të një përvjetori të një qendre tregetare në Kilometrin e 4-tert, keshillojme drejtuesit e mjeteve që dëshirojnë të frekuentojne këtë qëndre tregetare të shmangin udhëtimin me njetet e tyre dhe të përdorin mjetet e shërbimit publik në dispozicion të kësaj qendre.Ndalohet pushimi dhe qëndrini i mjeteve në rruget interurbane kryesore dhe ato urbane dytësore. Gjithashtu njoftojmë se hyrja e autostrades do të jete e bllokuar", thuhet ne njoftim.