Turqia rrëzon avionin rus?
Forcat turke thuhet se kanë rrëzuar një avion rus, pasi ai fluturoi në hapësirën ajrore të vendit.Daily Mail shkruan se lajmi është ende i pakonfirmuar, pasi mediat citojnë disa përdorues të rrjeteve sociale, të cilët janë shprehur se kanë dëgjuar një shpërthim të madh në Huraytan, në veri të Sirisë, ndërsa janë parë edhe 3 avionë.Lajmi po përhapet me shpejtësi nëpër rrjetet sociale, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, si nga Ankaraja ashtu edhe nga Moska.Avionët rusë kanë shkelur të paktën dy herë hapësirën ajrore turke, ndërsa Moska ka argumentuar këtë si një gabim njerëzor në koordinim.Këto raportime mbërrijnë në një moment kur tensionet në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit kanë pësuar një përshkallëzim të ri pas vendimit të Moskës për t’u përfshirë ushtarakisht në Siri.