Protesta në Turqi, studentët përleshen me policinë në Ankara
Policia turke përdori ujin me presion dhe gazin lotësjellës për të shpërndarë rreth 300 studentë që ishin drejtuar nga pallati presidential në Ankara.Protestuesit dolën në rrugë në shenjë solidariteti për Aziz Guler, njëluftëtar kurd 27 vjeç i cili u vra në Kobani në fillim të shtatorit ndërsa luftonte kundër shtetit islamik.Ata i bënë thirrje Presidentit Erdogan që të ndërhyjë për sjelljen e trupit të tij në vendlindje për tu varrosur nga familja.Protesta që nis paqësore degjeneroi në përleshje pasi protestuesit hodhën fishekzjarre dhe gurë për të larguar policinë nga rruga. Por forcat policore iu përgjigjën me ujë dhe gaz lotësjellës.Autoritetet turke thanë se nuk mund të lejojnë familjen e luftëtarit kurd të sjellë në atdhe trupin e tij për arsye sigurie.
/Oranews.tv/