Rama: Të tregojmë se Shqipëria është vendi i të ardhmes, jo fushëbeteja e të shkuarës

Dy ditë para ndeshjes së kuq e zinjve në “Elbasan Arena” përballë kombëtares së Serbisë, shefi i qeverisë shqiptare ka përcjellë porositë për tifozët shqiptarë.Përmes një postimi në fb, Rama thekson se më i rëndësishëm se vetë rezultati në tapetin e gjelbërt, është fitorja e imazhit të Shqipërisë.Andaj, Kryeministri fton të gjithë sportëdashësit shqiptarë ti demostrojnë botës se Shqipëria është vendi i të ardhmes jo fushëbeteja e të shkuarës.Statusi në fbKuqezinjtë përballë fqinjëve serbë të enjten 8 tetor ora 20.30 në Parkun e Kryeministrisë.Fitorja na çon direkt në Francë 2016. Barazimi është një tjetër hap drejt Europianit. Humbja lë gjithçka të hapur.Por mbi të gjitha, duhet të fitojë imazhi i Shqipërisë mikpritëse, dinjitoze, europiane, në një ndeshje futbolli ku e tërë bota perveç nesh, nuk do të shohë rezultatin e ndeshjes po mbarëvajtjen e takimit të kthimit në Shqipëri, një vit pas shpërthimit të dhunshëm në fushën e Beogradit.Prandaj le të nderojmë traditën shqiptare dhe ambicien europiane, duke dhënë një provë bindëse se ky është vendi i të ardhmes jo fushëbeteja e të shkuarës.