Vdes gjatë fluturimit piloti në avionin me 147 pasagjerë i American Airlines

Një pilot i linjës ajrore American Airlines vdiq gjatë fluturimit nga Finiks për në Boston.Avioni arriti të ulej i sigurtë në Nju Jork, kur ndihmës-piloti mori kontrollin e fluturimit.Fluturimi 550 u nis nga Finiks mesditën e së dielës për t’u ulur në Boston të hënën në mëngjes (5 tetor).Piloti dukej i sëmurë gjatë udhëtimit, dhe gjatë ndërhyrjes së urgjencës mjekësore brenda në avion, ai vdiq.“Fatmirëisht nuk u përhap panik, dhe ndihmës-piloti mori kontrollin e avionit duke bërë ulje të sigurtë,” tha zëdhënësja e linjës ajrore.“Jemi shumë të trishtuar për atë që i ndodhi pilotit, për familjen dhe miqtë e tij”.Në avionin e American Airlines ndodheshin 147 pasagjerë.