Lu: Shqipëria hapa pozitiv në jetesën e Personave me Aftësi të Kufizuar
Janë të shumta vështirësitë me të cilat përballen sot PAK në Shqipëri, duke filluar që nga mungesa e punësimit, por edhe shërbime të tjera. Në një aktivitet të organizuar nga USAID, në një punishte të karigeve me rrota u shpërndanë 6 mijë karrige për këtë kategori.I pranishëm ambasadori i SHBA Donald Lu tha se Shqipëria ka bërë hapa pozitive në përmirësimin e jetës së këtyre personave.Lu: Shqipëria ka bërë përparime të jashtëzakonshme në përmirësimin e jetës së PAK.Edhe ministri i Mirëqenies Sociale shprehu vendosmërinë për të qenë më pranë PAK.Klosi: Si qeveri kemi marrë me shumë konsideratë gjithë kërkesat që të na vinë nga gjithëpërfshirjen e këtij grupi shoqëror dhe tashmë jo vetëm pjesë e legjislacionit, por edhe pjesë e jetës së përditshme të administrative tona janë riintegrimi i kësaj grupi shoqëror.Ndërsa përfaqësuesja e DASH, Judith Heumann i bëri thirrje qeverisë dhe shoqërisë civile për të qenë me vigjilent për problematikat e kësaj kategorie./Oranews.tv/