Kur Rama kërkon t'i shpjegojë ambasadorit gjerman shprehjen "qofte ke daja"

Rama ishte i pranishëm në aktivitetin për trajnimin e 204 infermierëve shqiptarë të përzgjedhur që do t’i hapë dyert drejt punësimit në Gjermani.Në aktivitet Rama ironizoi sistemin e arsimit të mëparshëm duke thënë se “nuk ka më qofte te daja”.Rama:E sotmja është ende e ndarë, mes një shumice që e ka kuptuar mesazhin tonë, dhe që i janë neveritur qoftet te daja, përballë një pakice që vazhdon të predikojë kthimin e qofteve të dajës, bashkë me dajën”.“Nuk ka më keq se sa daja bashkë me qoftexhijtë e tij të vazhdojnë të predikojnë fundin e botës sa herë ne ndërmarrin një reformë,” shprehet RamaNë fund të fjalës së tij, Rama pyet edhe ambasadorin e Gjermanisë, Helmut Hoffmann nëse ja kanë përkthyer mirë shprehjen “qofte te daja” dhe përpiqet t’ja shpjegojë : “Është si punë doner kebapi po pa pite”