3 sulme të njëpasnjëshme me bombë në Irak, 63 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2015, 22:13
Të paktën 63 persona kanë mbetur të vdekur nga një seri sulmesh me bombë në Irak.Një nga shpërthimet më të mëdha ndodhi në qytezën Khalis, ku u vranë 40 persona.Një tjetër sulm ndodhi në qytezën Al-Zubair, ku raportohet të kenë vdekur 10 persona.Ndërsa 13 të tjerë u vranë në Bagdad, thotë policia.Militantët e ISIS mbeten të dyshuarit kryesorë për këto ngjarje sepse të tre zonat ku ndodhën shpërthimet janë zona me myslimanë shia.Militantët e shohin këtë grup besimtarësh si heretikë.
