Taksa edhe për qiradhënësit? Braçe: Po kontrollohet edhe ky sektor

Deputeti i PS, Erjon Braçe ka deklaruar në studion e Tonight Ilva Tare se po punohet për mbledhjen e taksave edhe për qiradhënësit, pasi ka abuzime në kontratat e nënshkruara. Përgjigja e Braces erdhi pas interesit të shikuesve në emision.Braçe deklaroi se në paketën e re fiskale nuk do të ketë rritje të dividentit, ndërsa do të çlirohen nga taksa profesionet e lira.Po ashtu në një bilanc të dy viteve të qeverisë socialiste, deputeti i PS dhe njëherësh Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka mbrojtur reformat e ndërmarra nga qeveria përballë analistëve, Lutfi Dervishi dhe Arion Sulo.(Pyetja nga shikuesi) Ilva Tare: Pse bën sikur nuk e di qeveria përsa i takon qirtatë që jepen, maksimumi 150 euro shënohen në kontrata, ndërkohë të gjithë e dinë që bëhet fjale për 2000 euro pse nuk mblidhen taksa dhe tek qiradhënësitErjon Braçe: Po kontrollohen edhe ata, po punohet për një skemë të qartë për të dyja taksat, qoftë për taksën e pasurisë..dhe natyrisht pa një regjistrim të plotë të të gjitha pasurive, apo një regjistër të plotë të të gjitha pasurive do të jetë shumë e vështirë për tu administruar sic ka qenë e vështirë për tu administruar po ashtu edhe për qiratë, veçanërisht për ato qira që nuk i drejtohen zyrës së një noteri kur realizohet një kontratë qiradhënie. Kjo është e vështirë për tu kontrolluar megjithatë është një sektor tek i cili po ndërhyhet fort edhe për të kontrolluar këtë gjë. Ilva Tare: Ju e keni thënë vetë në komisionin e Ekonomisë që problemi i mosmbledhjes së të ardhurave fillon që në dogana. Ka ndryshuar dicka që nga ai moment kur e keni thënë këtë shqetësimErjon Braçe: Problemi i doganave ka të bëjë drejt përdrejt me importet. Dogana është një institucion ligjzbatues, i cili duhet të mbledhë çdo qindarkë të ligjshme që vjen nga ato mallra që parqiten në doganat shqiptare. Pra dogana duhet të mbledhë atë që vjen dhe nëse ajo që vjen është në rënie apo importet janë në rënie vlera e asaj që vjen është në rënië edhe të ardhurat në dogana do të bjenë. Ajo që kam thënë unë në Komision ka të bëjë me akcizën dhe me një produkt, cigaren. Nuk e ndryshoj atë që kam thënë dhe vazhdoj të them që me cigaren ka kontrabandë dhe natyrisht duhet një fokus i të gjitha institucioneve ligjzbatuese, jo vetëm i doganës, vecanërisht atij segementi të policisë që merren me krimin ekonomik, sepse kontrabanda me cigaren është një veprimtari kriminale dhe paratë e sëcilës fillojnë riciklohen në të tjera veprimtari kriminale. Kështu që duhet një fokus shumë i madh për të luftuar kontrabandënBraçe: Në paketën e re fiskale nuk do të ketë rritje të dividenditPo ashtu Braçe tha se në paketën e re fiskale nuk do të ketë rritje të dividendit, ndërsa profesionet e lira do të çlirohen nga taksat.Ilva Tare: Treguesit e paketës fiskale do të kenë ndonjë surprizë, ku do fillojnë të diskutohen me grupet e interesit, jemi vonë, jemi në kohë?Erjon Braçe: Po ka një element të cilin ne po mundohemi përpara se të shkojmë tek paketa fiskale që për të gjithë këta që ushtrojnë profesione të lira, sic është zjetarët po themi, sic hyjnë këtu të gjithë ata që merren me ato profesione që ju përmendet, berber robaqepës etj..secilin prej tyre do ta çlirojmë fare nga taksat. Ky është një elemet shumë i rëndësishëm, i parë i paketës fiskale. Pastaj jemi duke diskutuar dhe besoj do ta finalizojmë shumë shpejt reduktimin e TVSH për truzimin. Këto janë dy elementë. Ilva Tare: Rritje të dividentit?Erjon Braçe: Nuk ka rritje të dividentit. Do të mbëtet në atë nivel që është edhe për tu kryqëzuar me tatim fitimin dhe të gjitha tatimet e tjera. tonight ilva tare _ /Oranews.tv/