Këshilli i Investimeve diskutoi kritikat e biznesit për gjobat

Në mbledhjen e Këshillit të Investimeve të drejtuar nga Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj u bë prezent shqetësimi i bizneseve lidhur me ashpërsimin e gjobave në ligjin për procedurat tatimore.Në këtë takim u vendos që deri në fund të javës Ministria e Zhvillimit Ekonomik të mbledhë vërejtjet e komunitetit të biznesit dhe tja përcjellë ato ministrisë së Financave me qëllim shqyrtimin e tyre gjatë hartimit të paketës fiskale.Në mbledhjen e sotme është theksuar nevoja për një bashkëpunim më të mirë të biznesit me tatimet, sikurse është prezantuar edhe ligji i falimentit që mendohet të jetë një zgjidhje problematike ndaj këtyre problemeve që duken qartë në përditshmërinë dhe në punën që kanë bizneset./Oranews.tv/