Çështja e CEZ, Manjani: Po synohet “viktimizimi” i DIA-s, dëmton shtetin
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, i ka bërë thirrje prokurorisë që të mos humbë kohë në pritje të prokurorëve ndërkombëtarë, por të nisë hetimet për çështjen ÇEZ. Manjani tha se mafia politike dhe mediatike është në aksion për të viktimizuar kompaninë DIA, në mënyrë që të përfitojë në arbitrazh shumën prej 130 mijë eurosh dëmshpërblim.Një ditë pasi kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se ndaj tij po zhvillohet një sulm i mirëkondinuar politik, mediatik dhe financiar, nënkryetari Ylli Manjani, tha se po ky grup synon viktimizimin e kompanisë DIA në prag të arbitrazhit ndërkombëtar ku kompania e cila ishte kontraktuar për mbledhjen e borxheve kërkon 130 milion euro dëmshpërblim.Kjo sipas tij po ndodh për interesa të pista financiare në kurriz të shqiptarëve.Manjani: “Dikush në rolin e ujkut, dikush në rolin e çakallit, apo dikush tjetër në rolin e hienës, që nuhasin erën e gjahut, janë afruar, janë bashkuar njëri me tjetrin për të krijuar idenë se DIA po kërcënohet dhe po viktimizohet nga shteti, teori kjo që mund të dëmtojë rëndë interesin e shtetit shqiptar”.Manjani i kërkoi prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për çështjen ÇEZ, ndonëse ripërsëriti dhe një herë qëndrimin e LSI-së për hetim ndërkombëtar.Manjani: “Hetimi duhet ta zbardhë këtë çështje, po, po ndërkombëtar, sidoqoftë, por ndërkohë prokuroria shqiptare nuk ka pse të presë sikur do ndodhë apo do vijë kush do vijë, duhet të vazhdojë të bëjë detyrën. Është shumë e rëndësishme kjo”.Nënkryetari i LSI-së deklaroi se akuzat për këtë çështje synojnë denigrimin e figurës se kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.
/Oranews.tv/