Mbahet “Global Citizen Festival”, të ardhurat e festivalit shkojnë për njerëzit në nevojë
Surprizues ka qenë edicioni i katërt i Global Citizen Festival, që u zhvillua Nju Jork.Organizimin e këtij eventi e ka marrë në dorë lideri i “Coldplay” Chris Martin, i cili mblodhi në skenë emra të mëdhenj të muzikës si Beyonce, Usher, Ed Sheeran, Coldplay apo Ariana Grande.E veçanta e këtij festivali është se si synim të tijin ka eleminimin në mënyrë të plotë të varfërisë ekstreme, brenda vitit 2030-të. Një synim që përkon edhe me një nga pikat e Kombeve të Bashkuara sa i përket arritjeve globale të këtij shekulli.Të gjithë të ardhurat që sigurohen nga shitja e biletave shkojnë në ndihmë të njerëzve në nevojë. Këtë vit u mblodhën më shumë se 60 mijë njerëz për të ndjekur performancat e rralla të artistëve të ftuar, ndër të cilat spikati ajo e Beyonce me Ed Sheeran.
/Oranews.tv/