Ruben Mwakisoma, gjuetari ekspert i pyllit të egër në Tanzani
Ruben Mwakisoma dikur ishte një gjuetar i njohur, që gjuante për kafshë në malet e Udzungwa, në Tanzaninë qendrore, për të siguruar ushqim për fisin e tij. Por tani ai ndihmon grupe turistësh të përshkruajnë këtë zonë të egër, pasi u shndërrua zyrtarisht në një park kombëtar.Gjuetari i kalonte më parë ditët në ndjekje të kafshëve të egra, duke përdorur për kapjen e tyre vetëm hanxhar dhe heshtë.Gjuetia, e ndihmoi atë të fitojë aftësi të jashtëzakonshme orientimi në pyll, që tashmë i vjen në ndihmë grupeve të kërkuesve, që duan të eksplorojnë pyllin e egër dhe gjithçka të pazbuluar më parë.Kjo video është publikuar në internet nga Muzeu Historik Natyror në Danimarkë, që ka punuar ngushtë muajt e fundit me Ruben Mëakisoma, si pjesë e një projekti të këtij institucioni për të zbuluar pyllin për 35 vjet.Në 2006, Mwakisoma mori pjesë në një ekspeditë shkencore në pyllin Ndundulu, pranë Parkut Kombëtar Natyror të Udzungëa, duke zbuluar specie të reja, vërtet të rralla, të një elefanti grifshë.Kafsha u filmua fillimisht me kamera nga shkencëtari italian Francesco Rovero, sigurisht me ndihmën e gjuetarit.Brenda 2 javëve, pasi u hodh në rrjetet sociale, video arriti në mijëra klikime.