Rrëfehet Selena Gomez , Bukuroshja nuk e mohon se mund të rilidhet me Justin Biber
Bukuroshja Selena Gomez po bën hapa të vërtetë në karrierën e saj artistike. Brenda një viti, ajo arriti të lidhte kontratë me një shtëpi të re diskografike, të punësonte një menaxher profesionist, të prishte kontratën një herë e përgjithmonë me K-Mart dhe të lidhte një të re me Pantene, si dhe të ndahej nga Justin Bieber.23-vjeçarja ndan me revistën “Elle” disa detaje nga jeta e saj, që nuk i dinim më parë.Ajo ka treguar se fillimisht e kishte të vështirë të mendonte se ishte një vajzë seksi, duke qenë pjesë e Disney-it. Ndërsa tashmë pranon se çdo ditë e më tëpër po i shtohet numri i fansave dhe sidomos ata meshkuj. Selena madje pohon se kur del në rrugë, meshkujt fishkëllenjë dhe i bëjnë komplimente.Taylor Swift është mikja e saj më e ngushtë. Sipas saj, Selena është një ndërthurrje interesante mes pamjes së saj fëminore mbushur me ngazëllim dhe kureshtje, por që në të njëjtën kohë duket qartë pjekuria e një personi i cili ka bërë shumë gjëra në jetë.Ndërsa komediani Paul Rudd, është shprehur se ajo ka një aftësi unike për të qenë një aktore e madhe. Me inteligjencën dhe urtësinë e saj, ajo di të hyjë mjaft mirë në rol.Selna ka përgënjeshtruar edhe thashethemet, që nga të qënurit shtatëzënë e deri të pasurit një jetë të shthurrur. Çdo gjë është një trillium ka pohuar këngëtarja.Duke folur për marrëdhëniet e saj me Justin Bieber, Selena ka lënë të kuptohet se ndoshta çifti mund të bashkohet sërish.
/Oranews.tv/