Vajza e Paul Walker padit “Porsche” si përgjegjës për vdekjen e të atit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2015, 12:00
Paul Walker ishte ende gjallë kur makina Porsche u përfshi nga flakët, pas një aksidenti të tmerrshëm që mori jetën e tij, sipas një padie të ngritur nga vajza e tij Meadow.Vajza 16 vjecare, babai i të cilës vdiq në vitin 2013, ka ngritur një padi kundër “Porsche” si përgjegjës për vdekjen e të atit të saj.Ajo pretendon se makina Carrera GT e vitit 2005, në të cilën Walker ndodhej pasagjer, kishte disa të meta në projektim të cilat shkaktuan atë tragjedi.Padia pretendon se ylli i filmit “Fast & Furious” nuk u vra nga përplasja e makinës me shtyllën e dritave të rrugës dhe dy pemët, por në fakt ai ishte gjallë kur makina sportive ishte e përfshirë nga flakët, raporton TMZ.
/oranews.tv/