VIDEO / Deputeti polak kapet duke vjedhur një iPad

Jerzy Szmi , deputet i parlamentit polak  me siguri ka harruar që mbledhjet parlamentare zhvillohen  nën vëzhgimin e kamerave teksa është kapur duke vjedhur një iPad.Video tregon momentin se si në fillim Szmi afrohet në tavolinën e sekretares duke bërë sikur sheh disa dosje pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Konstitucional.Më pas deputeti sigurohet që askush nuk e ka mendjen dhe e fut iPad-in mes dokumenteve që mbante në dorë.Incidenti i filmuar nga kamerat e parlamentit është transmentuar më vonë në televizionin polak Tvn 24 ku  anëtarët e parlamentit kanë reaguar menjëherë dhe janë habitur se si njerëzit mund të  vjedhin objekte kaq të vogla.Ndërkohë deputeti Jerzy ka mbrojtur vehten e tij duke thënë se bëhet fjalë për një gabim dhe nuk ishte diçka e qëllimshme.Megjithatë pas incidentit ai ka hequr dorë nga kandidimi  për zgjedhjet parlamentare të cilat do të zhvillohen në 25 tetor.kamera /Oranews.tv/