Vogëlushi i lindur pa një pjesë të trurit të tij feston ditëlindjen e tij të parë
Vogëlushi Jaxon Emmet Buell i lindur në Kaliforni pa një pjesë të trurit dhe kafkës së kokës ka festuar në 27 shtator një vjetorin e ditëlindjes së tij.Kur mjekët zbuluan gjendjen e rëndë të foshnjes i sugjeruan prindërve të tij që ta abortonin brenda 23 javëve gjatë shtatëzanisë.Por “I forti” Jax , një nofkë që e ka fituar nga rrjetet sociale, ka sfiduar sëmundjen dhe është tanimë 1 vjeç.“Isha shumë i prekur. E mbaj mend që e mbaja Jaxon në krahë teksa dëgjoja mjekët të thonin se djali im mund të mos ecte apo fliste kurrë.”- është shprehur Brandon Buell, babai i vogëlushit.Por pas diagnostikimit me sëmundjen "Mikro Hidranencefalia" që prek rreth 1 në 4,800 foshnje në Shtetet e Bashkuara , Jax iu nënshtrua të gjithë seancave dhe mjekimeve të nevojshme për ti mbijetuar gjendjes së tij shëndetësore.Historia frymëzuese e tij ka rrëmbyer vëmendjen dhe ka prekur zemrat e shumë familjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke arritur mbi 90 mijë klikime.
/Oranews.tv/