Një eklips i rrallë hënor pritet të shfaqet sot në mesnatë
Sonte në mesnatë ose në orët e para të së hënës, një pjesë e madhe e Tokës do të bëhet dëshmitare e një ngjarjeje të pazakontë.Ditën mes 27-28 shtatorit, do të shfaqet një eklips hënor i shoqëruar me një “super-hënë”, ashtu siç e quan CNN.“Super-hëna” është një hënë e plotë që do duket më e madhe se normalisht, e do të ndodhet në pikën më të afërt të orbitës së saj me Tokën.Përputhja është relativisht e rrallë, sepse diçka e tillë nuk ka ndodhur që nga viti 1982.“Do të jetë një pamje e bukur nga qiellin natën,” thotë Mark Hammergren, një astronom nga Çikago. “Do të jetë një mënyrë për të na lidhur me universin, do të na tregojë një pikturë më të madhe të atij ylli të cilin e shohim në jetën e përditshme,” thotë ai.I gjithë eklipsi, nga hija e tij e parë deri tek e fundit, do të jetë e dukshme për shumicën e amerikanëve, Europën Perëndimore, Afrikën Veriuore dhe pjesë nga Antarktida, shkruan CNN.