Dhuna ndaj mjekëve, protestë e kirurgëve ndërpresin operacionet e planifikuara

Për të disatën herë, mjekët behen barrikada e parë e shkarkimit të mllefit të pacientëve per gjendjen e renduar ne spitale dhe mungesen e barnave.Pas dhunës së ushtruar ndaj mjekut kirug në Durrës nga familjarët e një pacienti për shkak të mungesës së nje medikamenti, një tjetër mjeke e njohur në Tiranë ka rënë pre e dhunës. Silva Çeliku, mjeke në shërbimin Onkologjik është dhunuar nga një paciente. Pacientët thonë se shkak të një agresioni të tillë janë kushtet në të cilat ndodhen institucionet shëndetësore.Në shërbimin Onkologjik në QSUT puna vijon normalisht por mjekja Silva Çeliku nuk është paraqitur ne pune ne kushte e nje tronditje te thelle morale dhe shpirtërore.Në një bisedë telefonike për Ora News ajo  thotë se e njihte pacienten pasi prej kohësh po bënte kimioterapi. Mjekja mohon të ketë patur konflik me pacientete. Situatën e ndodhur mjekja e quan si cënim të rëndë të figurës së saj dhe punës shumëvjecare.Një dëshmitar tregon këtë version të ngjarjes.Dëshmitari: Nuk e di sesi u ndodha, nuk e ndoqa të gjithë skandalin, por pashë goditjen e dokotreshës, që hyri brenda dhe e pashë doktoreshën që ishte goditur këtu (tregon me dore vendin ku ishte goditur doktoresha). Është gjynah për këta mjekë.Pas kësaj ngjarje, një pjesë e mjekëve kirurgë nga disa shërbime ndëprenë operacionet e planifikuara ndërsa mësohet se do t’i drejtohen ministrisë së Shëndetësisë dhe kryeministrit me një peticion për ruajtjen e dinjitetit dhe figurës së mjekut.dhuna ndaj mjekve/Oranews.tv/