Fotoja nudo e kancelares Merkel po trondit Gjermaninë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2013, 07:38
Një fotografi që shfaq kancelaren gjermane Angela Merkel, të zhveshur në plazh, brenda pak orëve ka bërë xhiron e botës, por edhe ka zemëruar Merkelin dhe gjithë gjermanët.Publikimi i fotografisë, që shfaq Merkelin para disa vitesh me disa shoqe të saj, nga shumë qytetarë gjermanë u cilësua si ofendim dhe si tentativë për të ulur imazhin e Gjermanisë dhe të kancelares Merkel, e cila konsiderohet si gruaja më e fuqishme në botë.Para pak ditësh u përfol në media ekzistenca e fotografisë, por vetëm ditën e sotme ajo është publikuar në internet.