Prokurori Antimafias: "Rruga e Shqipërisë mjaft e përdorur në trafikun e drogës
Prokurori i Republikës së Lecces, Cataldo Motta, gjatë konferencës për shtyp mbi dy operacionet e fundit të kryera në rajonin e Pulias me sekuestrimin e rreth 67 kg marijaunë, 3 kg heroinë, armë e tre person të arrestuar ka deklaruar se "Rruga e Shqipërisë është ende mjaft e përdorur në trafikun ndërkombëtar të drogës".Sipas tij "grupet kriminale shqiptare që vite më parë administronin trafikun e emigrantëve përmes Salentos, në një moment i braktisën këto tipe udhëtimesh e nisën të ngarkonin gomone me drogë, sic e kanë dëshmuar dhe sekuestrimet e shumta në brigjet adriatike të Lecces.Edhe heroina sipas verifikimeve të kryera nga Policia financiare dhe pse me prejardhje nga Pakistani e Afganistani vazhdon të tranzitoj nga Shqipëria përmes Italisë, sic e vërteton dhe sasia prej 3 kg heroinë e sekuestruar së fundmi, dhe pse duhet thënë se tregu i këtij lloji droge tashmë është i reduktuar."I pranishëm në konferencën për shtyp qe dhe komandati i grupit ivestigativ të krimit të organizuar Komandanti Giuseppe Dinoi, i cili deklaroi se "shkatërrimi i plantacioneve të shumta të marijuanës gjatë muajve të funit në Shqipëri, ka ngritur cmimin e shitjes së drogës me shumicë rreth 1200-1800 euro për kilogramë."Për Prokurorin e Antimafias së Leçes Cataldo Motta operacioni i djeshëm që përfundoi me arrestimin e 3 personave dhe sekuestrimin e 70 kg lëndë narkotike është tregues i qartë se tregu shqiptar i drogës është mjaft aktiv.“Operacionet e ditës së sotme (21 shtator 20015) janë mjaft të rëndësishme e dëshmojnë qartë se si tregu shqiptar është ende mjaft aktiv. Guardia di Financa po punon shumë mirë dhe ne jemi shumë krenarë” është shprehur Motta gjatë konferencës për shtyp[caption id="attachment_584608" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Droga e sekuestruar[/caption]/Oranews.tv/