Emmy Awards , "Game of Thrones" seriali më i mirë dramatik

Game of Thrones është shpallur seriali më i mirë në ceremoninë e ndarjes së cmimeve Emmy Awards. Në edicionin e 67 të ceremonisë, në tapetin e kuq parakaluan yjet e serialeve më të suksesshme televizive."Game of Thrones" ka triumfuar në edicionin e 67-të të çmimeve "Emmy Awards", në një ceremoni madhështore të zhvilluar në Los Anxheles. Seriali ka fituar disa çmime, duke lënë pas 9 kandidatët e tjerë, përfshirë këtu edhe "Mad Men".Kështu për "Game of Thrones: mori trofenë si Seriali më i mirë dramatik; skenari më i mirë; si edhe mes aktorëve fitues për rolet dytësore janë vlerësuar, Peter Dinklage dhe Lena Headey.Mbrëmja e ndarjes së çmimeve ishte e gjatë dhe emocionuese. Një ndër momentet që ka përlotur edhe të pranishmit në sallë ishte fitorja e Viola Davis, e cila është bërë edhe femra e parë më ngjyrë që fiton çmimin për aktoren më të mirë, për rolin e saj në "How To Get Away with Murder".Ndërsa çmimin e aktorit kryesor më të mirë e ka marrë - Jon Hamm, nga seriali dramatik "Mad Men".Seriali më i mirë komedi është shpallur Veep dhe The Voice ka marrë çmimin për emisionin më të mirë argëtuesdhe si në çdo ceremoni, tapeti i kuq tërhoqi vëmendjen për veshjet e aktoreve dhe pjesëmarrësve të tjerë në ndarjen e cmimeve Emmy AwardsCeremonia e çmimeve "Emmy Awards", që vlerëson produksionet televizive, është ndër më prestigjozët që prej vitit 1949. _85658243_gettyimages-489405568 _85658245_gettyimages-489406274 /Oranews.tv/