Katy Perry, ikona e re e Harper Bazaar

Revista e njohur amerikane, Harper Bazaar ka përzgjedhur këngëtaren Kety Perry si yllin e saj për vitin 2015 dhe organizoi një mbrëmje feste me yje të njohura të muzikës, modës dhe jo vetëm.Edhe pse vetëm 30 vjeç, këngëtarja ka pasur një karrierë mbresëlënëse me hite dhe koncerte të shumta deri tani. Megjithatë, këngëtarja e "Fireworks" nuk e konsideron veten si ikonë në këtë pikë."Mendoj se është ende herët të përdorim fjalën ikonë për karrierën time. do të doja të përdorej në fund të karrierës kur të shikoni të përfunduar vizionin që unë kam për jetën time", ka thënë Perry.Revista organizoi festën e saj vjetore gjatë javës së modës për të prezantuar ikonën e saj për muajin Shtator. Harper's Bazaar sjell gjithmonë në kopertinat e saj femra me ndikim në botën e modës, muzikës, aktrimit. Këtë vit, yjet që kanë qënë në kopertinen e Harper's Bazaar ishin Jessica Chastain, Rosie Huntington-Whiteley dhe Mariah Carey, e cila u shpreh se po kënaqej edhe pse ishte pak e vështirë për të të ndante kohën për familjen, punën dhe aktivitete të tilla.E ftuar speciale në këtë mbrëmje ishte edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora e cila u shpreh e ngazëllyer për performancën e Kety Perry, por ajo përmendi një tjetër këngëtare si ikonën e saj të preferuar."Nëna ime dhe Beyonce. Këto janë dy ikonat e mia",- tha Ora duke buzëqeshur.Perry performoi disa nga hitet e saj në versionet akustike duke mbërthyer turmën e pranishme. NEW YORK, NY - SEPTEMBER 16:  Singer Katy Perry attends the 2015 Harper's BAZAAR ICONS Event at The Plaza Hotel on September 16, 2015 in New York City.  (Photo by Michael Stewart/FilmMagic)NEW YORK, NY - SEPTEMBER 16:  Singer Katy Perry attends the 2015 Harper's BAZAAR ICONS Event at The Plaza Hotel on September 16, 2015 in New York City.  (Photo by Michael Stewart/FilmMagic)2C69947200000578-3238111-image-a-121_14424804704182C68B0CB00000578-0-image-a-36_1442474592276 2C6923C700000578-0-image-m-31_1442474522203/Oranews.tv /