Adoleshentët janë gënjeshtarët më të mirë, kujdes kur i besoni
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Amsterdamit, adoleshentët janë gënjeshtarët më të mirë sepse ata mendojnë më shpejt se të rriturit.Rreth 60% e fëmijëve të moshës 13 deri 17 thonë afërsisht 5 gënjeshtra në ditë.Eksperti Bruno Verschuere shprehet se adoleshentët janë gjithashtu shumë të zotë për të mos u zbuluar nga të tjerët që janë duke gënjyer sepse lobi frontal i trurit të tyre është shumë i zhvilluar.Nga 1000 njerëz të marrë në studim rezultoi se njerëzit thonë 2.18 gënjeshtra në ditë ku fëmijët mes moshës 9 dhe 12 thonë nga 1 deri në 5 .Sipas gazetës “Sunday Times” arsyeja pse adoleshentët gënjejnë është për të shmangur telashet ose për të bërë dikë tjetër të ndjehet më mirë.Akademikët e Universitetit dolën në përfundimin se niveli i gënjeshtrave vjen duke u rritur në fëmijëri, arrin kulmin gjatë adoleshencës dhe zbehet kur jemi të rritur. /Oranews.tv/