Spektakël hipnotizues me fishekzjarre, ngjyra e muzikë në Buenos Ajres
Ky është spektakli që ka hipnotizuar turmat në Buenos Aires. Një shfaqje mbreslënëse, kombinim perfekt i perfomancës së aktorëve balerinë, fishekzjarreve, dritave dhe muzikës.Spektakli i organizuar nga një grup francez për fishekzjarret i njohur si GroupeF, ngriti siparin në kuadër të festivalit ndërkombëtar të Buenos Ajres. Festivali do të zgjasë deri më 4 tetor në kryeqytetin argjentinas.Përformuesit, të veshur me kostume të përbërë nga dritat LED dolën në skenën me sfond të theksuar nga fishekzjarret, ngjyrat dhe muzika dramatike.Ata që ishin të pranishëm nuk u zhgënjyen sigurisht"Një lëvizje dhe një shfaqje të tillë nuk e kam parë kurrë më parë. Kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Madhështia dhe risia e bëjnë atë të vecantë, jam vërtetë i mahnitur në maksimum," thotë Edgardo Michanie.Një tjetër spektatore, Karina Furlotti, thotë se kombinimi i efekteve të sensorëve e bëjnë përfomrmancën të klasit të parë"Është me të vërtetë vezulluese, ndjeva sikur isha kudo në botë. Fishekzjarret, projektimi dhe muzika janë vërtëtë mbresëlënëse. Një kombinim i shkëlqyer i imazheve ,urime të sinqerta," tha ajo.Ky është viti i dhjetë që organizohet ky festivali ndërkombëtar në Buenos aires dhe fokusohet në teatër e në artet performuese. Pork y event bashkon artitët ndërkombëtarë me ata vendas./Oranews.tv/