Skocezi “mposht” me gajde predikuesin që përcillte urrejtje

Një burrë në sheshin " Market St" të Skocisë është filmuar ndërkohë që lexonte me mikrofon fraza që përcillnin urrejtje.Ai tërhoqi vëmendjen e të gjithë kalimtarëve teksa fliste me zë të lartë deri në momentin kur  një muzikant skocez e ka “mposhtur” fjalimin e tij.Skocezi është afruar pranë predikuesit duke luajtur me gajde dhe shuar mesazhet e egra të tij.Video tregon se si njerëzit e përgëzojnë veprimin e muzikantit duke brohoritur.Më pas një makinë policie ka mbërritur në shesh për shkak të ankesave për ndotje akustike por asnjëri prej shtetasve nuk është arrestuar. 12 /Oranews.tv/