Mbyllet java e modës në Nju Jork me Ralp Lauren dhe Calvin Klein
Duke vazhduar me traditën e vjetër, stilisti Ralph Lauren ka mbyllur javën e modës në Nju Jork me rreth 50 veshje.Koleksioni nisi me ngjyrën e kuqe, për të vazhduar me të bardhë dhe blu të kombinuara me copa pambuku.Veshjet e rradhës ishin në të njëjtën linjë ngjyrash.Fustanet e bardhë ngjyrë kremi e përzier me të bardhë, pantallonat e gjera, fustane mbrëmjeje, fustanet e lirshme dhe këmishat shumëngjyrëshe ishin përzgjedhja e stilistit Lauren në këtë koleksion.Ngjyra e bardhë ishte ajo që mbizotëronte më shumë , e kombinuar me blunë dhe të kuqen.Prezantimi i koleksionit u mbyll me një fustan mbrëmjeje prej mëndafshi.Ndërsa Francisco Costa , drejtori kreativ i stilistit të famshëm Calvin Klein, duket se kishte intimitetin dhe ndjeshmërinë në mendje kur krijoi koleksionin pranverë 2016.Në ditën e fundit të javës së modës në Nju Jork , Costa tregoi se frymëzimi i tij për 40 veshjet e koleksionit mund të ketë qenë zgjimi i një çifti në mëngjes."Thejsht doja të sillja idenë e femrës që luan me sensualitetin e saj. doja të sillja një femër shumë joshëse, "shpjegoi stilisti.Shtëpia amerikane e modës njihet për veshje shpërthyese, por këtë herë Kosta shkoi edhe më larg duke sjellë copa të lehta me një shpirt bohemian.Kosta gjithashtu solli Calvin Klein e viteve '90 me veshjet e lehta prej mëndafshi.Lëkurë e kombinuar me mëndafsh me ngjyra të lehta natyrale, ngjyrën e artë dhe pjeshkë të kombinuara me grinë e lehtë dhe me të zezë mbizotëronin në pasarelë.Aksesorët, këpucët dhe çanta plotësonin veshjet duke i bërë ato akoma edhe më të mrekullueshme.


/Oranews.tv/