Dalin në ankand sendet e "Beatles"
94 mijë dollarë. Kaq është shitur kontrata e parë e grupit legjendar "Beatles" gjatë një ankandi në Nju Jork. Kontrata është nënshkruar nga anëtarët e grupit në vitin 1961, e cila I katapultoi ata në tregun muzikor ndërkombëtar.Kontrata e parë e grupit legjendar "The Beatles", nënshkruar në Hamburg të Gjermanisë, është shitur për plot 93.750 dollarë në një ankand në Nju York. Kontrata, e shkruar në gjermanisht dhe e nënshkruar në 1961 nga Paul McCartney, John Lennon, George Harrison dhe më pas bateristi Peter Best, është pjesë e një koleksioni prej 300 artikujsh të Beatles, mbledhur ndër vite nga producenti gjerman UWe Blaschke dhe shitur më pas në ankand nga Heritage. Koleksioni i Blaschke përfshin foto, dokumente dhe autografe të lëshuara nga grupi në atë kohë në Gjermani në vitet '60, përpara se të pushtonin botën.Kontrata e vitit 1961 është historike sepse në atë kohë askush nuk kishte dëgjuar për "The Beatles". Madje kontrata bënte fjalë për një version të ri të këngës tradicionale gjermane për fëmijë "MY bonnie" dhe ishte krijuar për Tony Sheridan & The Beat Brothers sepse në atë kohë emri Beatles ishte i panjohur për tregun gjerman.Sipas shtëpisë së ankandeve Heritage, kjo kontratë e hodhi grupin në tregun muzikor, duke i lidhur menjëherë me menaxherin Brian Epstein.Përpara ankandit, pritej që në fakt kjo kontratë të shitej për shumën e 150 mijë dollarëve. Ndër të tjera sende të grupit që dolën në ankand ishin edhe një kopje origjinale me një autograph e albumit hit të "The Beatles" "Love me do" që u shit për 25 mijë dollarë, ndonëse fillimisht ishte parashikuar shuma 10 mijë dollar. Të gjitha sendet e grupit "The Beatles" janë të kërkuara nga koleksionues të shumtë, në shuma që i kalojnë gjithnjë mijëra dollarë.Një kitare me të cilën luante George Harrison në vitin 1963 u shit në Nju York në muajin maj për 485 mijë dollar dhe një koleksion dorëshkrimesh e vizatimesh të John Lennon, të viteve 60, u shitën për 2.9 milionë dollarë nga shtëpia e ankandeve Sothbey në 2014.The Beatles u ndanë në vitin 1970. Lennon u qëllua për vdekje në Nju York në 1980 ndërsa Harrison ndërroi jetë nga kanceri në vitin 2001.
/Oranews.tv/