Shkencëtarët gjejnë “bakterien e përjetshme” që mund të ndihmojë njerëzit të jetojnë më gjatë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2015, 20:11
Shkencëtarët pohojnë se kanë bërë një përparim të bujshëm në përpjekien e tyre për të zhvilluar “ilacin e jetës” pasi zbuluan një bakterie që mbijetoi 3.5 milion vjet.Shpresa është se pas zhbllokimit të ADN- së së bakteries ata mund të kuptojnë më tej se si ai arriti të mbijetonte për një kohë kaq të gjatë në kushte të tilla të vështira.Analiza të mëtejshme mund të cojnë në zhvillime që do të përmirësojnë jetëgjatësinë e jetës njerëzore, të paktën kështu shpresojnë shkencëtarët.Dhe deri më tani të gjitha shenjat janë premtuese.Shkencëtarët rusë kanë kryer teste në qelizat e gjakut të njerëzve, minjve dhe mizave të cilët të gjithë kanë treguar një ndikim pozitiv./oranews.tv/