Nju Jork, modelja me sindromën down sfilon në javën e modës
Madeline Stuart, një modele australiane me sindromën Down ka sfiluar në javën e modës në Nju Jork . Stuart është modelja e dytë, e cila shkel pasarelat e famshe të modës.Xhemi Bruer, e njohur për rolet e saj në "American Horror Story", u bë shumë e njohur në muajin shkurt si modelja e parë me sindromën Down.Stuart ndërkohë sfiloi herën e parë e shoqëruar nga dy modelë, ku njëri prej tyre ishte me proteza në krah.Modeli Rebeka Marin ka lindur pa njërin krah, gjë e cila e ka detyruar të vendosë krah bionik.Sakaq Madeline sfiloi më pas me një fustan të bardhë të dizenjuar nga Hendrik Vermeulen gjatë prezantimit të koleksionit pranverë verë 2016.Në javën e modës në Nju Jork janë prezantuar një gamë e gjerë stilistësh, të ciliët kanë bashkëpunuar me disa organizata që mbrojnë të drejtat e personaveme aftësi të kufizuara.Për rrjedhojë, edhe në shfaqje pati shumë modele me aftësi ndryshe, përfshirë edhe ato me karrige me rrota që sfiluan me dizenjimet e stilistëve të famshëm.
/Oranews.tv/