E qeshur me fëmijët pranë bashkëshortit të vdekur, ja e vërteta që fshihet pas fotos

Eva Holland, me origjinë nga Ohajo, ka parë të vdesë bashkëshortin e saj Mike Settles, 26, nga një overdozë heroine.Por ajo çfarë ka shkaktuar reagime të forta nëpër rrjetet sociale është fotoja që Eva sëbashku me fëmijët e saj ka bërë pranë arkivolit ku ndodhej bashkëshorti i saj i vdekur. Ato dallohen fytyrëqeshur në foto.Ajo e publikoi këtë foto në adresën e saj në facebook me përshkrimin “Portret familjar””, për t’i treguar të gjithëve pasojat e vërtetëa të varësisë ndaj drogës.“Jam e sigurtë që kjo foto do lërë shumë të pakënaqur, por arsye e vertëtë për të cilën e shkrepa është se tregon realitetin ndaj varësisë. Nëse nuk vendosni të shëroheni e të luftoni çdo ditë, kjo është mënyra e vetme për të dalë në foto,” shkruan Eva në postimin e saj, që ka arritur më shumë se 273 mijë shpërndarje.Prapa fytyrave të qeshura të të treve, fshihet dhimbja. Një dhimbje që Holland do që mos ta pësojnë të tjerët. Prandaj vendosi ta shpërndajë historinë e saj.Për t’i paralajmëruar njerëzit që të ruhen nga heroina dhe veçanërisht nga varësia ndaj saj.Bashkëshorti i saj, Mike, besonte se doli i shëruar nga klinika, por forca e vullnetit të tij nuk mjafoti.Faqja e facebook të Evës u mbush me komente të përdoruesve të tjerë.Shumica ishin komente që e falenderonin për solidaritetin e saj dhe për mesazhin e dhënë. Postimi i plotë“Jam e sigurtë që kjo foto nuk do t’i bëjë të ndihen mirë shumë njerëz, por arsyeja e vërtetë se pse e bëra këtë foto është për të treguar realitetin e varërsisë ndaj drogës. Nëse nuk zgjedh shërimin çdo ditë të jetës kjo do të jetë e vetmja mënyrë për të bërë foto. Asnjë prind nuk ka pse të varrosë fëmijën, dhe asnjë fëmijë aq të vegjël sa tonët nuk ka pse varros prindin. Kjo nuk duhet të ndodhte por një zgjedhje e gabuar shkatërroi familjen tonë. Po e publikoj këtë foto sepse nëse këto fakte vazhdojnë të fshihen atëherë epidemia do të vazhdojë. E vërteta e dhimbshme është se heroina vret. Mbase mendoni se nuk do t’ju ndodhë juve por edhe Mike kështu mendonte. Jemi bashkë prej 11 vjetësh. Unë e dija se çfarë donte ai në jetë, të gjithë ëndrrat dhe shpresat e tij. Dikur ishte i lumtur e plot jetë. Ishte një djalë i mrekullueshëm, vëlla, shok dhe mbi të gjitha një baba i mirë. I donte fëmijët më shumë se çdo gjë. Por siç e dimë ndodnjëherë jeta bëhet shumë e vështirë dhe bëjmë zgjedhje të gabuara. Varësia e tij filloi me pilula kundra dhimbjeve dhe më pas shkoi deri tek heroina. Ai na donte shumë dhe prandaj vendosi ta linte e u regjistrua në një qendër rehabilitimi një vit më parë. Ai e rigjeti qëllimin për të jetuar sërish, rigjeti buzëqeshjen. Ai eci goxha mirë për disa muaj. Gjithçka nisi me një ilaç për dhimbjen e dhëmbit që pashmangshmërisht e drejtoi atë sërish në rrugën e tij të varësisë ndaj drogës. Ai tha se mund t’ja dilte por u gabua. Të mërkurën e kaluar mori frymën e fundit. Babai i fëmijëve të mi, që unë e kam dashur që kur ishte fëmijë, e humbi betejën e tij. Unë doja ta ndaja historine time me qëllim që të ndihmoj të tjerë.eva